ABEDIN AXHOVIQ RIZGJEDHET PËRSËRI KRYETAR I KOMUNËS SË TUZIT

0
111

Në seancën e tretë të Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit,  të mbajtur sot, kryetar komune u rizgjedh kryetari i deritashëm Dr.Abedin Axhoviq.

Zgjedhja e kryetarit u bë në një atmosfere jo bash të rëndomtë dhe sipas vlerësimit të opozitës, me shkelje të ligjeve dhe statutit, ku i njëjti kandidat votohet 3 herë me radhë.

Kësaj radhë Abedin Axhoviq, fitoi mbështetjen me 20 vota pro, nga koalicioni qeverisës i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Social Demokratët, ndërsa partitë opozitare Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Mali i Zi Demokratik, kësaj radhë qëndruan brenda për të vëzhguar procesin e votimit, por abstenuan në votim.

Para votimit pati debate të ashpër mes shumicës dhe opozitës, e cila në disa raste eskaloi edhe me fyerje personale dhe familjare.

Axhoviq, pas votimit, falënderoi këshilltarët për mbështetje dhe deklaroi që punën si kryetar do ta ushtrojnë  në bazë të ligjit dhe statutit të komunës.

SHARE