ORAV: POZITË MË E MIRË E NJERËZVE LGBT, ROMËT TË MARGJINALIZUAR

0
57

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Aivo Orav,deklaroi se Evropa ballafaqohet me shumë sfida dhe se një atmosferë frike dhe jotolerance mund të çojë deri në ksenofobi.

Sipas tij, ka lëvizje në Evropë që nxisin gjuhën e urrejtjes dhe nuk respektojnë vlerat mbi të cilat Bashkimi Evropian mbështetet.

Siç tha ai, Komisioni Evropian është i angazhuar në ndërtimin e tolerancës dhe shoqërive gjithëpërfshirëse dhe kundërshton çdo formë  të diskriminimit.

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, Orav tha se ende ka shumë sfida dhe se rajoni duhet t’i pranojë vlerat evropiane shumë më të forta dhe më të besueshme.

Orav tha se qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë pavarësinë e medies dhe lirinë e shprehjes. Sa i përket të drejtave LGBT, Orav, vlerësoi se është bërë përparim në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, situata e popullsisë rome duhet të jetë prioritet, pasiqë sipas tij ata përballen me margjinalizimin dhe përjashtimin social.

Ndërsa lidhur me këtë sekretari shtetëror për çështjet politike të MZ, Zoran Jankoviq, tha se Mali i Zi ka arritur rezultate të rëndësishme në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por në fusha të caktuara është e nevojshme të intensifikohen aktivitetet dhe të përmirësohen performancat.

SHARE