MINISTRIA E FINANCAVE TË MZ: BUXHETI PËR VITIN 2019 ËSHTË AFËR 2.4 MILIARDË EURO

0
154

Buxheti për vitin e ardhshëm, në shumën afërsisht prej 2.4 miliardë euro, është përgatitur si zhvillues dhe synon forcimin e infrastrukturës dhe përmirësimin dhe shërbimin më efikas publik për qytetarët, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Buxhetit të MZ, Bojan Paunoviq.

Ai i tha agjencisë Mina-biznes, se buxheti kapital do të rritet dhe do të arrijë në më shumë se 300 milionë euro, që paraqet shpërndarjen më të madhe të këtij segmenti zhvillimor të buxhetit në periudhën e fundit.

“Investimet më të rëndësishme janë të përqendruara në ndërtimin e seksionit prioritar të autostradës Tivarë-Bolare, por edhe të komunikacionit tjetër, infrastrukturës turistike, arsimore dhe të tjera, me fokus të veçantë në veri të Malit të Zi”, tha Paunoviq.

“Me Buxhet do të ndahen më shumë fonde në fushën e bujqësisë, arsimit, si dhe çështjeve të rëndësishme për përmirësimin e sistemit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, shpjegoi Paunoviq.

SHARE