GJUKANOVIQ: NUK KA NDONJË ARSYE PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

0
10

Nuk ka asnjë arsye për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, as për të formuar qeverinë e besimit zgjedhor, sepse Qeveria ekzistuese ka legjitimitet, deklaroi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Ne nuk shohim asnjë arsye për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Unë nuk shoh asnjë ngjashmëri me  vitin 2016. Nuk ka arsye për të ri-inxhinieruar Qeverinë dhe të bëjmë qeverinë e besimit zgjedhor, pasiqë kjo Qeveri ka legjitimitet”, tha Gjukanoviq në intervistë për Televizionin e Malit të Zi.

Ai shtoi se nuk duhet të shpresohet  për ndonjë Qeveri të besimit zgjedhor, por funksionimit të rregullt të sistemit politik malazez dhe kryerjen e rregullt të punës së Qeverisë për zgjedhjet e rregullta, të cilat do të jenë në vitin 2020. Gjukanoviq tha se Qeveria nuk nxiti tërheqjen e opozitës nga parlamenti dhe se kthimi i shumicës së partive opozitare tregoi se arsyet për bojkot nuk ishin në anën e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Ai thekson se  bojkoti nuk mund të flitet më për bojkot si pengesë e shtetit, por më tepër si një shprehje të papërgjegjshmërisë së një pjese të opozitës, kryesisht ndaj votuesve të saj.

SHARE