PSD: TË KRIJOHET BAZA PËR DIALOG

0
10

Për sistemin politik të Malit të Zi, i cili është në krizë të thellë, gjëja më e rëndësishme është krijimi i bazës për dialog, kumtuan nga Partia Social Demokratike.

Zëdhënësi i PSD-së, Mirko Staniq, tha se  është nevoja për një dialog i cili do të rezultonte në zgjedhje dhe ligje të tjera që do të mundësonin konkurrencë të drejtë dhe demokratike, prandaj sipas tyre kjo edhe është baza kryesore e këtij propozimi që kjo parti politike të kthehet në parlament.

“Në këtë moment, për sistemin politik të Malit të Zi, i cili është në një krizë të thellë, gjëja më e rëndësishme është të krijohet baza për dialog”, tha Staniq për agjencinë e lajmeve “Mina”.

Në PSD, siç theksojnë, përshëndesin iniciativën e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura e cila i referohet krijimit të një dialogu mbi çështjet e diskutueshme. “Ato janë pak a shumë në sfondin e asaj që kishim si iniciativë të partisë sonë dhe subjekteve të opozitës gjatë një viti e gjysmë”, theksoi Staniq.

SHARE