ARRITËN AFTËSI TË CILAT DO TU NDIHMOJNË PARA PUNËSIMIT

0
24

Prej shtatë personave me aftësi të kufizuara (OSI), të cilët ishin të përfshirë në Projektin e Aftësive të Reja për të reduktuar papunësinë e personave me aftësi të kufizuara, gjashtë veta vazhduan të punojnë  në një kontratë shtatë mujore, u kumtua  në konferencën  shoqatës së hendikepuarve.

Përfaqësuesi i Shoqatës së hendikepuarve  të Podgoricës, Dejan Bashanoviq, tha në konferencë për shtyp me rastin e përfundimit të projektit “Me aftësi të reja për të reduktuar papunësinë e personave me aftësi të kufizuara”, të cilin e ka financuar Enti për Punësim i Malit të Zi, tha se duke realizuar aktivitetet e projektit u përpoqen të përfshijnë sa më shumë partnerë.

Partnerët për realizimin e këtij projektit, sipas tij, janë Shoqata e hendikeuparve të Podgoricës, Agjencia për kontabilitet dhe çështjet ligjore “PORTAS”, Qendra për punë sociale për Kryeqytetin e Podgoricës dhe komunat në kuadër të kryeqytetin Tuz dhe Gollubovcë dhe Klubi i Tenisit për hendikep “Pishtarët”.

“Te këta partnerë, personat të cilët ishin të përfshirë në projekt kishin mundësi të kalonin praktikën e punës dhe në këtë mënyrë të fitojnë aftësi të caktuara që më vonë do t’i ndihmojnë ata si në punën e Shoqatës së të Hensdikepuarve të Podgoricës, ashtu edhe në punësim në institucione të tjera”, deklaroi Bashanovi

SHARE