NESER SEANCË PËR ZGJEDHJEN E KRYTEARIT TË KOMUNËS SË TUZIT 

0
128

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit Fadil Kajoshaj në bazë të nenit 40 paragrafi 1 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale dhe nenit 60 paragrafi 1 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit, Tuz, thirri mbledhjen e tretë të Kuvendit të komunës së Tuzit, për nesër në ora 12.

Në këtë seancë në rend të ditës është propozim vendimi mbi zgjedhjen e Kryetarit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Rikujtojmë se në seancën e 2 marsit, në raundin e dytë të votimit, për kryetar  të Komunës së Tuzit ishte zgjedhë Dr.Abedin Axhoviq, mirëpo në vazhdimin e seancës së dytë të datës  së 12 Marsit, shumica parlamentare e përbërë nga Koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Boshnjake, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Social Demokratëve vendosi që për shkak të shkeljes së procedurës dhe gabimeve të bëra gjatë seancës së 2 marsit, të anulojë vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Komunës Abedin Axhoviq.

SHARE