ME NDRYSHIME DHE PLOTËSIME DREJT LIBERALIZIMEVE SHTESË

Në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë dhe zgjerimin e listës së koncesioneve të produkteve bujqësore, përveç kësaj tregu do të liberalizohet edhe më tej, u vlerësua gjatë raundit të parë të negociatave midis përfaqësuesve të të dy vendeve.

Nga Ministria e Ekonomisë, u kumtua se gjatë raundit të parë të bisedimeve, të mbajtura në Podgoricë në dy ditët e fundit, përveç qasjes në treg për prodhimet bujqësore, u diskutua edhe për tregtinë e shërbimeve.

Delegacioni malazez u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Marrëdhëniet Tregtare Multilaterale dhe Rajonale dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Punëve të Jashtme Goran Shqepanoviq , ndërsa delegacionin turk e përfaqësoi Asistenti turk i Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet e BE në Ministrinë e Ekonomisë, Ramazan Kisa.

Nga Ministria malazeze kujtuan se në muajin dhjetor në Ankara është mbajtur sesioni i dytë i Komisionit të Përzier për Zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë, ku u ra dakord që të fillohen negociatat për liberalizimet shtesë në këtë vit.

Ndërsa raundi tjetër i negociatave do të mbahet përmes një video-konferencë në muajin mars.

SHARE