KËSHILLI DO TË MBAJË SEANCË DËGJIMORE LIDHUR ME AEROPORTET

0
19

Komisioni Parlamentar i Malit të Zi, për Ekonomi, Financa dhe Buxhet do të mbajë seancë dëgjimore në lidhje me temën aktuale të modelit të zhvillimit të mëtejshëm të Aeroportit të Malit të Zi, por vendimi se kush do të thirret do të sjellët më vonë.

Kryetari i këtij Komisionit Predrag Sekulliq tha në seancën e sotme se këtij trupit parlamentar i kanë mbërrit dy iniciativa, për mbajtjen  e seancës konsultative , gjegjësisht seancës dëgjimore lidhur me  aeroportet, të cilat i paraqitën deputetët e Social Demokratëve dhe  deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Ndërkaq nga Instituti Alternativa, vlerësuan se  diskutimi mbi fatin e Aeroportit të Malit të Zi nuk duhet të ndodhë pa mendimin e Mbrojtësit të pronës dhe interesave juridike, të cilat Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare duhet të kërkojnë në lidhje me rëndësinë dhe shumat e marrëveshjes së propozuar të koncesioneve.

SHARE