KUVENDI I MALIT TË ZI, DO TË DISKUTOJNË MË 23 KORRIK PËR REBALANC TË BUXHETIT

0
13
PODGORICA, Crna Gora - 15.februar 2017: - Zahtjev za ukidanje poslaničkog imuniteta Mandiću i Kneževiću uputilo je Specijalno državno tužilaštvo ( Adel Ömeragiç - Anadolu Agency )

Seanca e Kuvendit të MZ, në të cilën midis të tjerash do të diskutohet mbi rebalancin  e buxhetit për këtë vit, është planifikuar për më 23 korrik. Në rend të ditës të kësaj seancë, përveç ndryshimeve të propozuara në ligjin për buxhetin për këtë vit dhe ndryshimet në ligjin për buxhetin dhe përgjegjësinë fiskale do të jetë edhe diskutimi për akcizat.

Në seancën e javës së kaluar, Qeveria e MZ,  miratoi ribalancin e buxhetit dhe vendosi të ulë akcizën mbi cigaret nga 1 shtatori, që do të jetë më i ulët nga 20 deri në 30 cent për paketë.

Siç shpjegoi ministri i Financave Darko Radunoviq pas seancës, të ardhurat fillestare të buxhetit janë ulur për 8.2 milionë euro dhe shpenzimet totale me nga 4.5 milionë euro.

Radunoviq shpjegoi se arsyeja për rebalancim të buxhetit është ridefinimi i politikave të akcizës, ndërsa pjesa tjetër është e një natyre teknike. Me propozimin kalendarik të akcizave mbi pijet e gazuara parashikohet mbajtja e nivelit ekzistues të akcizës  për këtë vit, e cila është 20 cent për litër.

Me ndryshimet e propozuara në ligjin për akcizat në vitin e ardhshëm parashikohet një reduktim nga 30 centë në 25 centë për litër dhe një reduktim në vitin 2020 nga 40 centë në 30 centë për litër.

SHARE