GJUKANOVIQ: MALI I ZI ËSHTË I PAKTHYESHËM NË RRUGËN E INTEGRIMIT NË BE

Evropa duhet të dijë nëse vetës ia dëshiron të mirën, se Ballkani nuk duhet të mbesë jashtë saj, dhe si evropianë ne duam të jemi pjesë e zgjidhjeve dhe jo gjithmonë korridor i civilizimit evropian apo punëtori eksperimentale politike e burokracisë së saj, por ne duam, që nëpërmjet marrëdhënieve të partneritetit të respektit të ndërsjellë,të miratojmë standardet që do të na bëjnë pjesë e qytetërimit modern evropian, deklaroi Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq , gjatë pritjes me rastin e Ditës së shtetësisë së Malit të Zi, në Cetinë.

Gjukanoviq, theksoi se ky vit në shenjë të përvjetorëve të mëdhenj,  dhe 140 viteve nga 13 korriku i vitit 1878, që kur në Kongresin e Berlinit u konfirmua pavarësia e Malit të Zi, por gjithashtu edhe një shekull nga vendimet e paligjshme të Kuvendit të Podgoricës, kur në vitin 1918, Mali i Zi, si vendi i aleatëve në Luftën e Madhe, u fshi  nga harta e botës “, tha ai. “Historia ka siguruar që gjeneratat e sotme më 21 maj 2006, duke rivendosur shtetësinë e Malit të Zi, në mënyrë paqësore në një referendum demokratik, korrigjoi gabimet e tyre dhe të tjerëve”, theksoi Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, theksoi se Mali i Zi, është i pakthyeshëm në rrugën e integrimeve evropiane. “Ne besojmë në idenë e një Evrope të bashkuar dhe në forcën e Bashkimit Evropian për të gjetur përgjigje për sfidat bashkëkohore. Ne besojmë se politika e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është një pjesë e rëndësishme e vizionit të një të ardhme evropiane.

” Epoka e paqes e ofruar nga popujt evropianë në mendjet më të mëdha politike dhe intelektuale të shekullit XX, duhet të vazhdohen edhe në kontekstin e ndryshuar ndërkombëtar, në një kohë të ndryshimeve të turbullta teknologjike, politike dhe kulturore. Le të kujtojmë fjalët e njërit prej krijuesve të Evropës së re, Vaclav Havel, i cili në vitet 1990 paralajmëroi se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti lulëzon në një pjesë të Evropës, duke mos marrë parasysh atë që po ndodh në anën tjetër”, deklaroi Gjukanoviq.

SHARE