MINISTRIA E EKONOMISË: MALI I ZI NJË HAP MË AFËR GAZIFIKIMIT

0
29

Gazsjellësi trans-ballkanik (TANAP), i cili do të furnizojë gazin natyror nga Azerbaixhani përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë në Evropë, filloi të punojë të martën, që për Malin e Zi do të thotë është një hap më afër në drejtim të gazifikimit të saj dhe mundësinë e afrimit të një tregu të rëndësishëm të gazit.

Nga Ministria e Ekonomisë së MZ,  kanë kumtuar se është planifikuar që një degë e gazsjellësit do të kalojë përmes Malit të Zi.

“Pjesa e ardhshme e gazsjellësit TANAP, që do të transportojë gazin nga Turqia nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në Itali, me një degë të vetme – tubacioni i gazsjellësit të Jon-Adriatik (IAP) në gjatësi prej 511 kilometrash do të kalojë nëpër Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnën e Hercegovinë, të cilat do të mundësojnë gazifikimin e këtij rajoni dhe krijon mundësinë për vendosjen e gazit të vet “, thuhet në kumtesë.

Gazsjellësi zyrtarisht u hap nga presidentët e Turqisë dhe Azerbejxhanit, Rexhep Taip Erdogan dhe Ilham Alijev.

Ndërsa në ceremonitë e organizuara në qytetin turk Eskişehir prezent ishin edhe ministrja e ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulliq dhe Sekretarishtetëror i MZ, Nikolla Vujoviq.

Tubacioni i gazsjellësit TANAP, me vlerë prej  7.2 miliard euro dhe 1.85 mijë kilometra, është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor dhe lidh Pellgun Kaspik me Evropën Juglindore. Ky është një projekt I cili do të transportoi gazin nga shah Deniz 2 e Azerbajxhanit, në Detin Kaspik përmes Turqisë  deri në Evropë.

SHARE