PANAIRI I BUJQËSISË MË 19 PRILL

0
83
????????????????????????????????????

Panairi i Bujqësisë i organizuar nga Aleanca Biznesore e Malit të Zi , në bashkëpunim me Kryeqytetin e Podgoricës dhe departamentin e ministrisë, do të mbahet më 19 prill në Sheshin e Pavarësisë.

Panairi i bujqësisë me temën mbi produktet bujqësore vendase në ofertën turistike dhe tregtare të Malit të Zi është organizuar me mbështetjen e Ministrive të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të qeverisës së MZ.

Nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Kryeqytetit , kumtuan se në kuadër të panairit do të mbahet një tryezë e rrumbullakët mbi mundësitë e zhvillimit të bujqësisë përmes bashkëpunimit me sektorin e Turizmit dhe Tregtisë, i cili do të mbahet në godinën e Bibliotekës “Radosav Lumoviq” dhe pas kësaj do të hapet Panairi i bujqësisë.

“Qëllimi i organizimit të panairit ka të bëj me promovimin e  produkteve bujqësore vendase dhe intensifikimin e bashkëpunimit të prodhuesve dhe përfaqësuesve të sektorit të turizmit dhe tregtisë”, thuhet në kumtesë.

Panairi, siç është kumtuar, do të jetë një mundësi për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin midis këtyre sektorëve, gjë që është kusht i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë së përgjithshme.

Organizatorët siguruan hapësirat ​​dhe shtanget në të cilat do të ekspozohen prodhimet bujqësore dhe prodhuesit bujqësorë nuk do të jenë të detyruar të paguajnë kompensimet.

SHARE