NË MAL TË ZI, TREGU I RI ME KARAKTERISTIKA POZITIVE

0
70

Nga pikëpamja e investitorëve, Mali i Zi është një treg relativisht i ri, ndërsa tregu i ri i hapur, është me karakteristika pozitive si me euro ashtu edhe monedha, taksa konkurruese, kualifikimit të fuqisë së punës , rregullave ligjore dhe liberale dhe me anëtarësim në NATO, deklaroi sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Financave, Nemanja Katniq.

Ai në panelin e titulluar “Si të stimulojmë produktet dhe shërbimet vendore dhe jo shkeljet e detyrimeve ndërkombëtare”, tha se anëtarësimi në NATO garanton siguri dhe stabilitet për investitorët.

“Është garantues i një sërë masash dhe aktivitetesh afatgjate që duhet të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë, sipërmarrjeve, vendeve të reja të punës dhe rritjes së eksporteve, gjë e cila është politikë e kësaj Qeveri dhe e Qeverisë së mëparshme”, ka thënë Katniq, gjatë panelit në kuadër të këtij projektit i cili u mbajt në Dhomën e Tregtisë së MZ.

Ai tha se Ministria e Financave është e angazhuar në mënyrë aktive në politikën fiskale që nëpërmjet masave të përshtatshme stimuluese duhet të kontribuojë në dinamizmin e rritjes ekonomike dhe krijimin e veprimtarive reformuese për të tërhequr investime të huaja.

SHARE