AKTIVITETE MË TË FORTA PËR SIGURI MË TË MIRË

0
73

Komisioni Parlamentar për siguri dhe mbrojtje, me dyerë të mbyllura, diskutoi për gjendjen e tanishme të sigurisë në Mal të Zi, kumtoi pas seancës kryetari i këtij organi, Obrad Misho Stanishiq.

Komisioni këmbëngul në forcimin e mëtejshëm të aktiviteteve të të gjitha autoriteteve shtetërore me qëllim të përmirësimit të situatës së sigurisë pas një ngjarje shqetësuese në fund të muajit të kaluar.

Stanishiq gjithashtu theksoi se Komisioni mirëpriti veprimin efektiv të autoriteteve kompetente pas sesionit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe tha se ai beson se me veprime të tilla do tu vihet në fund kriminelëve dhe grupeve të organizuara kriminale, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur.

Siç kumtohet në seancën e sotme, ky komision shqyrtoi Raportin mbi punën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë për vitin 2017, i cili u pranua njëzëri.

“Në kontekstin e kërcënimeve dhe sfidave komplekse dhe shumëdimensionale dhe globale, komisioni vuri në dukje se, në vitin 2017, Agjencia e Sigurisë Kombëtare vazhdoi të punojë në një plan për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë kombëtare, rajonale dhe kolektive dhe se kërcënimi i paraqitur nga veprimi i grupeve të krimit të organizuar, ishte kryesisht në planin e kryerjes së krimeve të rënda “, u kumtua pas seancës.

Siç thuhet në njërin nga përfundimet, Komisioni këmbëngul në konsiderimin e vazhdueshëm të kërcënimeve nga aktivitetet e grupeve të organizuara kriminale, kryesisht në fushën e kryerjes së krimeve të rënda, me qëllim të sigurimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët, duke bashkëpunuar në mënyrë efektive me autoritetet kompetente shtetërore në Mal të Zi dhe në këtë mënyrë të bëhet në kohë intensive shkëmbimi i të dhënave me shërbimet partnere nga rajoni dhe më gjerë, thuhet në kumtesë.

SHARE