SERVER: RUSËT DO TË NDËRHYJNË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË MZ

0
75

Moska nuk ka hequr dorë nga ambiciet e saj për të sjellë konfuzione dhe madje edhe të çojë deri te një konflikt i ri në Ballkan, prandaj pres që ajo do të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi, deklaroi profesori i Universitetit Amerikan “Xhon Hopkins” dhe eksperti për Ballkan Danijel Server.

Ai mendon se vendet e rajonit sillen sikur të ishin armiq kur është fjala për kontestet kufitare. “Aq punoni njëri kundër tjetrit, sa që aty Rusia nuk do të ketë nevojë të ndërhyjë. Kur flasim për demarkacionin me Kosovën, nënshkrimi i marrëveshjes varet nga votuesit e Kosovës. Mënyra më e shpejtë për të zgjidhur këtë çështje është që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të ndryshoi qasje dhe të miratoi marrëveshjen, e cila është në kundërshtim me atë të cilën ai e mbrojti para se të bëhej kryeministër, pasiqë mua më duket se nuk ka kurajë për ta bërë këtë. I vlerësoj politikanët me më shumë guxim dhe me më pak nevojë për gjëra më të vogla “, tha Server për gazetën “Pobjeda”.

Ai theksoi se Moska kurrë nuk do të heqë dorë nga Mali i Zi , as nga rajoni.”Marifetet ruse nganjëherë  janë shumë efektive. Moska i ka dhënë Podgoricës dhe shumë qyteteve të tjera të rajonit arsye të forta për të qenë më të përkushtuar ndaj NATO-s, dhe jo ndaj Rusisë, e cila është një fuqi rajonale që po i zvogëlohet fuqia.

Rusia mund t’i ofrojë rajonit vetëm destabilizim. Kështu që do të vazhdojë të destabilizojë Malin e Zi , ndërsa sa i përket anëtarësimit të Malit të Zi në Nato, kjo gjë nuk do ta ndaloj. Në fund të fundit, pse duhet të ndalen,pasiqë Ballkani është një fushë strategjike për ta”, paralajmëroi Server.

SHARE