KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT ANULON  PROCEDURËN E VOTIMIT PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË KOMUNËS ABEDIN AXHOVIQ

0
148

Në vazhdimin e Seancës së dytë të Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit duke u nisur në bazë të lëshimeve të evidentuara dhe gabimeve në procedurën e votimit të Kryetarit të Komunës së Tuzit, Kuvendit i kësaj komunë me votat e shumicës parlamentare anuloj procedurën e votimit të fshehtë të Kryetarit të Komunës së Tuzit Abedin Axhoviq.

Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, caktoi sot vazhdimin e seancës së filluar me 2 mars 2018, në të cilën ishte e diskutueshme zgjedhja e Kryetarit të Komunës së Tuzit Abedin Axhoviq, prandaj vazhdimi i kësaj seancë ishte thirr në mënyrë të jashtëzakonshme, pasiqë seanca e kaluar nuk ishte përfunduar në përputhje me statutin e Komunës dhe ishin bërë një seri gabimesh procedurale dhe seanca e 2 marsit ishte udhëhequr jashtë Statutit dhe Rregullores së punës.

Në bazë të këtyre konkludimeve të koalicionit qeverisës me 19 vota për të shumicës dhe 12 vota kundër të partive opozitare obligohet kryetari i Kuvendit që urgjentisht, me procedurë të përshpejtuar, të thërras seancën me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të Komunës.

SHARE