TË HËNËN KOLEGJIUMI PËR SHQYRTIMIN E LEGJISLACIONIT ZGJEDHOR

0
17

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, caktoi për të hënën mbledhjen e Kolegjiumit në të cilën do të shqyrtohet mënyra më e mirë për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor.

Udhëzimet kryesore në arritjen e këtij qëllimi do të jenë rekomandimet e raporteve të ODIHR-it pas zgjedhjeve presidenciale, si dhe shqyrtimin e propozimeve nga akterët politikë dhe organizatat relevante joqeveritare, thuhet në  komunikatë. Në Kolegjiumin e kryetarit, ku do të marrin pjesë nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e klubeve të deputetëve, ata do të diskutojnë gjithashtu edhe për formën e dialogut, me respektin për forcimin e kornizës institucionale.

Kryetari i Kuvendit të MZ, pret që në periudhën e ardhshme të jenë në gjendje të ruajë vazhdimësinë e përmirësimit të zgjidhjeve ligjore ndërmjet dy cikleve zgjedhore, siç ishte rasti me rezultatet e grupit punues përpara zgjedhjeve presidenciale dhe lokale të mbajtura në pranverë.

“Kryetari Brajoviq, në përputhje me standardet e larta etike në zhvillimin e dialogut parlamentar, gjithashtu pret të arrijë konsensus, me qëllim të forcimit të demokracisë dhe krijimin e një mjedisi zgjedhor më të mirë dhe më të pranueshëm”, thuhet në komunikatë të Partlamentit të MZ.

SHARE