LIGJI TË HARMONIZOHET SIPAS STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE

0
17

Ligji për Qasjen e Lirë të Informacioneve duhet të plotësohet në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, vlerësoi drejtoresha e përgjithshme  e Access Info Evropës, Helen Darbishire, e cila theksoi se ligji duhet të zbatohet në të gjitha informacionet dhe se përjashtimet duhet të jenë të kufizuara.

Darbishire, në tryezën e rrumbullakët “Përputhja e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione sipas  standardet ndërkombëtare”,  të organizuar nga Rrjeti për Promovimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), tha se Ligji malazez është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, por që, disa mangësi duhet të përmirësohen.

“Ne duhet të përqendrohemi në aspektet negative të Ligjit, i cili kryesisht i referohet nenit 1 të Ligjit, i cili përmban një numër përjashtimesh që janë të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Malit të Zi dhe kanë një ndikim negativ në praktikë”, tha Darbishire.

Ajo deklaroi se e drejta për qasje të lirë në informacione nënkupton qasje në të gjitha informatat, dhe kjo e drejtë nënkupton përjashtime të cilat, siç tha ajo, duhet të kufizohen në përputhje me interesin publik.

“Nuk është e pranueshme që neni i parë i Ligjit për Qasje të Lirë në Informata përcakton se e drejta për qasje dhe përdorim do të jetë në përputhje me këtë ligj. Neni 1 është gjithashtu kontradiktor sepse thotë se disa ligje nuk zbatohen për këtë ligj, por disa norma të tjera”,tha Darbishire.

Ajo vlerësoi se ky fenomen është shqetësues dhe se është në kundërshtim me praktikat e themeluara të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Ligji për Qasjen e Lirë në Informata duhet të plotësohet për t’u lidhur me standardet ndërkombëtare, si dhe me Kushtetutën e Malit të Zi. Përjashtimet duhet të jenë të kufizuara dhe ato duhet të jenë në përputhje me ato përjashtime të përcaktuara në Konventën Evropiane”, tha Darbishire.

Ndërsa, drejtoresha e përgjithshme e OJQ-së MANS, Vanja Qalloviq Markoviq, tha se që nga viti 2005, kur u miratua, Ligji për Qasjen e Lirë në Informata paraqet “një nga dhuratat më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe llojet e ndryshme të keqpërdorimeve”.

“Ligji është si një oksigjen për luftën kundër korrupsionit dhe ne kemi arritur të zbulojmë dhe parandalojmë shumë raste të korrupsionit. Fatkeqësisht, shumë zyrtarë të korruptuar e dinë këtë, për çka po bëjnë gjithçka që munden për të ndryshuar kët Ligj”, tha Qalloviq Markoviq.

 

SHARE