GRUBISHIQ: ANËTARËSIMI I MALIT TË ZI NË NATO PËRSHPEJTON PRANIMIN NË BE

0
78

Ambasadori i Kroacisë në MZ,  Veselko Grubishiq, mendon se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një argument që do të përshpejtojë anëtarësimin e MZ në Bashkimin Evropian dhe se Mali i Zi, në atë rrugë ka ” shkua larg”.

Ai  këto komente i bëri në “ orën e ambasadorëve”, në Nikshiq, në aktivitetin të cilin “Allfa qendra”, e organizon tash 26 herë e në të cilin morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme. Grubishiq, me shembullin e Kroacisë, donte t’u shpjegonte nxënësve të shkollave të mesme të Nikshiqit se çka do të arrijë Mali i Zi dhe popullsia e saj duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Për ne gjithsesi ishte vendosur në Bruksel.  Por nëse ju jeni jashtë dhomës ku vendoset për ju atëherë pyesni dikë që t’ju tregojë se çfarë kanë thënë për ju. Në këtë rast, ju po rrini në tryezën në të cilën vendoset dhe vërehet se a keni aftësi për të ndikuar, të prezantoni mundësinë për të paraqitur interesat tuaja dhe kërkesat tuaja të ua paraqitni të tjerëve por edhe që ndonjë “përrua” të vogël ta ktheni ndaj jush”, deklaroi Grubishiq.

Sipas tij, Kroacia me anëtarësim në BE , fitoi përfitime financiare, “ringjalli” industrinë, fitoi më shumë turistë, dhe realizoi projekte të shumta.

“Është më e lehtë të ndërtohet një shoqëri më e mirë dhe më etike me më të mirët , se sa vetëm apo ndoshta me ata që nuk janë aspak më të mirë se ju. Anëtarësimi në BE është mësim gjatë gjithë jetës, kështu që ju duhet të mësoni çdo ditë atë se çfarë ka rëndësi, ju duhet të përmirësoni shoqërinë tuaj dhe  duhet të përmirësoni kushtet për një person”, deklaroi Grubishiq.

SHARE