E PREMTJA DHE E SHTUNA DITË PUSHIMI NË MAL TË Z, ME RASTIN E 13 KORRIKUT, DITËS SË SHTETËSISË SË MZ  

Me rastin e 13 korrikut, Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, ditë pushimi në Mal të Zi do të jenë e premtja dhe e shtuna, kumtuan nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale t; MZ.

Organet shtetërore dhe ato të vetëqeverisjes vendore dhe ndërmarrjet dhe subjektet të tjera të cilët kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar që në ditët e festës të sigurojnë punët me ndërprerjen e të cilëve mund të shkaktohen pasoja të dëmshme për qytetarët dhe shtetin e MZ, thuhet në kumtesë.

Përndryshe, nga Qeveria e Malit të Zi , është njoftuar se për shkak të kësaj feste, një ditë është zgjatur afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara ilegalisht, gjegjësisht që ai zgjatë deri me 16 korrik.

SHARE