STANKOVIQ: KRIMI I ORGANIZUAR ËSHTË KËRCËNIM GLOBAL

0
6

Format e rënda të krimit janë kërcënim global dhe në luftën kundër tyre, është e nevojshme të bashkohen autoritetet kompetente në nivel kombëtar dhe të gjitha shtetet në nivel ndërkombëtar, deklaroi Kryeprokurori i Shtetit të MZ, Ivica Stankoviq,gjatë konferencës “Eurojust dhe bashkëpunimi me vendet e treta – përvojat dhe sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor” në Podgoricë, me rastin e 1 vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për bashkëpunim midis Malit të Zi dhe EUROJUST.

Stankoviq theksoi se krimi nuk i njeh kufijtë dhe ata që luftojnë krimin po insistojnë mbi ta. “Për këtë arsye, si një nga prioritetet, e caktova detyrën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, në të cilin pjesëmarrja në punën e Eurojustit, paraqet një nga mekanizmat kyçe”, theksoi Stankoviq.

Sipas tij, format serioze të krimit, dhe veçanërisht krimi i organizuar, janë kërcënim global, kështu që puna për zhdukjen e tyre është një detyrë e përbashkët e të gjithëve.

“Kjo luftë kërkon bashkimin dhe përpjekjet e të gjitha autoriteteve kompetente në nivel kombëtar dhe në të gjitha vendet në nivel ndërkombëtar”, tha Stankoviq.

Ai vuri në dukje se gjatë mandatit të tij u emërua një prokuror ndërlidhës i Malit të Zi, gjë që e bëri Malin e Zi, të jetë pjesë e strukturës evropiane.

SHARE