NREKIQ: DO TË FORMOJMË INSPEKTORATIN LOKAL TURISTIK

0
6

Në Komunë të Ulqinit, u mbajt takimi i Trupit Koordinues për përcjelljen e vijimit të sezonit për vitin 2018.

Këtë mbledhje e udheheqi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili të pranishmit i njoftoi mbi gjendjen në lëmitë e furnizimit me ujë, menaxhimit të mbeturinave, rendit komunal, furnizimit me energji elektrike dhe regjimit të komunikacionit në këtë qytet, raporton Portali Ul-Info.

Nrekiq gjithashtu paralajmëroi formimin e Inspektoratit Turistik lokal dhe blerjen e pajisjeve të reja për punën e Policisë Komunale.

Nrekiq, gjithashtu paralajmëroi aksionin më të vendosur kundër pronarëve të lokaleve të cilët shfrytëzojnë hapësirat publike si tarracat pa leje të nevojshme.

Përveç përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit, anëtarë të trupit koordinues komunal janë edhe Organizata Turistike e Ulqinit, NP Veprimtari Komunale, NP Ujësjellës dhe Kanalizimi, CEDIS, Shtëpia e Shëndetit Ulqin, Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Policia Kufitare, Policia e Ulqinit, Të Mirat Detare, Drejtoria për Punë Inspektuese, Shoqata e Agjencive Turistike, Shoqata e Qiramarrësve të Plazheve, Qendra për Punës Sociale – Ulqin, Enti për Ndihmë urgjente mjekësore Ulqin dhe Drejtoria për Situata Emergjente.

SHARE