TË MBARTEN DO TË MBAHET TAKIMI I KOLEGJIUMIT TË KRYETARIT TË KUVENDIT TË MZ

0
4

Kryetari i Kuvendit të MZ,  Ivan Brajoviq, caktoi për ditën e marte takimin e Kolegjiumit të Kryetarit , në të cilin siç kumtohet, në masën më të madhe do ti përkushtohet përgatitjes për formimin e trupit parlamentar për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.

Nga Kabineti i Brajoviq, kumtuan se qëllimi është që anëtarët e të Kolegjiumit, në seancë tu përcaktohen  sipas propozimeve dhe iniciativave të klubeve të deputetëve si dhe të partive politike që morën pjesë në takimin konsultativ më 4 tetor.

“Do të bëhet  emërimi i një grupi operacional, i cili do të përgatisë propozim vendimin mbi formimin e trupit parlamentar”, thuhet në deklaratë. Siç theksohet  me përfundimet  e Kolegjiumit, përfaqësuesit e klubeve si anëtarë të grupit operativ, do ti marrin udhëzimet për përcaktimin e mandatit, përbërjes, si dhe të afateve dhe mënyrës së punës

 

 

SHARE