RREGULLATORËT E SHUMTË, ÇOJNË DERI TE HAPËSIRA MË E PAKTË E LIRISË SË MEDIES

Trupat rregullatorë, qëllimi i të cilave është luftimi i lajmeve të rreme, duhet të ekzistojnë, por duhet të ketë një ekuilibër në atë rregullim, pasi që rregullatorë të shumtë të çon deri te liria më e paktë e medieve, u vlerësua  gjatë Konferencës Ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e medies.

Konferencën me  temën “Qëndrueshmëria e medies dhe modelet e suksesshme të punës së medieve” u organizua nga Misioni i OSBE-së në Malin e Zi dhe Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën e Medies të Evropës Juglindore.

Ministri i Kulturës së MZ, Aleksandar Bogdanoviq,  tha se mbrojtja e lirisë së medies në Malin e Zi, e sheh në konceptet e rregullimit të pavarur dhe vetë-rregullimit të industrisë së medies.

Sipas tij, fusha e medieve po ndryshon përballë përparimit teknologjik. Bogdanoviq kujtoi se Qeveria e MZ, ka përgatitur draftet për dy  ligje të medieve, njëri ka të bëjnë me ligjin e  ombrellës së medieve dhe tjetri i referohet ndryshimeve në Ligjin për Transmetimin Publik të Transmetimeve të Radiotelevizionit të Malit të Zi.

SHARE