NË KUVENDIN E KOMUNËS SË TUZIT MBAHET  DEBAT PUBLIK MBI TAKSAT KOMUNALE

0
42

Sot në Kuvendin e Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, u mbajt debat publik mbi taksat dhe rregullat e funksionimit të taksave komunale.

Në këtë diskutim mbi vendimin për kohëzgjatjen e punës, foli Esmin Beqaj, sekretar për punë, bujqësi dhe mirëqenie sociale.

Në këtë debat publik nuk kishte ndonjë propozim, mirëpo propozimet lidhur me këtë mund të dërgohen në formë të shkruar deri më 20 tetor.

Vendimin mbi vendosjen, ndërtimin  dhe largimin e objekteve lokale, i prezantoi  Haris Jevriq, sekretar për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve.

As lidhur me këtë vendim nuk kishte ndonjë propozim apo sugjerim.

Kurse nga sekretariati për financa të ardhura lokale dhe investime u propozuan pesë projekt vendime.

Lidhur me këto vendime disa sugjerime dha këshilltari i Demokratëve Shtjefën Camaj.

Vendimi i parë ka të bëjë mbi tatimet në  e të ardhurave nga personat fizik,  si dhe për projekt vendimet mbi tatimet në patundshmëri, pastaj projekt vendimet mbi lartësinë, mënyrën  e llogaritjes dhe pagës së kontributit të anëtarësimit në organizatat turistike dhe projekt vendimet mbi shfrytëzimin e rrugëve të komunës.

SHARE