VAZHDON NË LONDËR SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR

0
8

Në Londër mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Ngjarjet qendrore të Samitit filluan sot me pritjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, Theresa May, shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, dhe vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit evropian.

Programi zyrtar i Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të përfundojë me pritje për të gjitha delegacionet në pallatin Sejnt Xhejums, të cilën do ta organizojë pinci Çarlls. Në këtë; Samit Britania është shprehur e gatshme të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, me qëllimin t’i vihet në ndihmë vendeve të rajonit për të përballur sa më mirë kërcënimet ndaj progresit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Ishte vetë kryeministrja britanike Theresa May, ajo që i bëri këto komente në Londër, ku Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet me pjesëmarrjen e 6 liderëve rajonale si dhe figura evropiane jashtë tij, si kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki. Londra shpjegon se takimi synon të rrisë stabilitetin ekonomik të rajonit, të forcojë bashkëpunimin e sigurisë dhe të lehtësojë bashkërendimin politik.

Ndërsa, komisionari për politikën evropiane të fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn, I cili është një nga referuesit më të rëndësishëm në këtë event, thotë se është arritur shumë deri tani në kuadër të procesit të Berlinit, i cili ka kontribuar për krijimin e një vizioni të ri mbi rajonin. Hahn theksoi edhe një herë së bashkëpunimi rajonal mbetet i një rëndësie kyçe për rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt bllokut evropian.

SHARE