STOLTENBERG: NATO MIRËPRET PJESËMARRJEN E MALIT TË ZI NË KFOR

0
13

Samti i NATO-s, për të cilin Mali i Zi do të marrë pjesë për herë të parë si anëtar i Aleancës, do të fillojë nesër në Bruksel. Në prag të samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO përshëndet vendimin e Malit të Zi për të qenë pjesë e misionit në Kosovë.

“Përshëndesim atë që Mali i Zi , kontribuon në misionin tonë në Kosovë, por ne gjithashtu  përshëndesim miqësinë e ngushtë të Aleancës me Serbinë. Është absolutisht e mundur që NATO të ketë  marrëdhënie të mira me Serbinë dhe të jetë i pranishëm në misionin e KFOR-it. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen në Kosovë dhe mbështesim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit” , ka thënë Stoltenberg.

Në Samitin e Brukselit do të marrin pjesë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe presidentët e shteteve apo Qeverive,  anëtare të NATO-s. Siç thuhet në faqen e internetit të Aleancës, organizatës do t’i jepen udhëzime për organizatën për vitet e ardhshme.  NATO mbetet e përkushtuar në përmbushjen e tre objektivave të mbrojtjes kolektive, menaxhimit të krizave dhe sigurisë kooperuese.

Siç thuhet, pritet që liderët e Aleancës të vendosin të fillojnë bisedimet për pranimin e ish-Republikës Jugosllave, Maqedonisë. Vendime të rëndësishme do të bëhen në samit për forcimin e sigurisë dhe përtej kufijve të Evropës, luftën kundër terrorizmit, partneritetin me Bashkimin Evropian dhe modernizimin e Aleancës.

SHARE