CAMAJ:MONOPOLI I LOBIT TË IMPORTIT ËSHTË I DËMSHËM PËR FERMERËT

0
39

Një monopol i projektuar në treg nga ana e lobit të importit dhe mbrojtja e pamjaftueshme nga shteti, i ka sjellë prodhuesit bujqësor në Malin e Zi në një pozitë të vështirë, kështu që çdo sezonë fermerët janë të kënaqur nëse fitojnë atë që kanë investuar dhe disi në këtë mënyrë arrijnë të mbijetojnë një sezonë të keqe për ta, deklaroi këshilltari i Demokratëve në Komunën e Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit Shtjefën Camaj.

“Sikurse  edhe vitet e mëparshme, edhe këtë vit, për fat të keq, përsëritet i njëjti skenarë, fermerët nga Malësia dhe madje edhe më gjerë nuk arrisin ti shesin prodhimet e tyre bujqësore as me çmimet më të ulëta, as me çmimet që janë poshtëruese për fermerët dhe shoqërinë në tërësi. Këto ditë dëgjojmë shumë prodhues se si me zemër të vështirë thonë atë që thonë pothuajse çdo vit ,  se kanë frikë se të gjithë prodhimin e shalqirit do tu duhet ta lënë në pronat  e tyre për t’u prishur, sepse tregu është i mbingarkuar dhe nuk ka tregtarë. Është vërtet e trishtuar dhe poshtëruese për ta përsëritur se një gjë e tillë ndodhë nga viti në vit dhe se ministria kompetente nuk bën asgjë për të përmirësuar kushtet në treg dhe për të rregulluar lobin e importit “, deklaroi Camaj.

Camaj, akuzoi lobin e importit për një monopol në treg, duke thënë se gjendja katastrofike e fermerëve në Malësi dhe vende të tjera zgjatë ndër vite.  Ai ftoi Ministrinë e Bujqësisë që të merret seriozisht me këtë problem dhe të fillojë të zgjedhë problemet që rrezikojnë të ardhmen e prodhuesve bujqësorë dhe bujqësisë në përgjithësi.

SHARE