FORCA DHE LËVIZJA QYTETARE URA, KUNDËR SHKËMBIMIT TË TOKËS SË VALDANOSIT

0
7

Forca e re Demokratike  dhe Lëvizja Qytetare URA, reaguan lidhur me kërkesën e Ministrisë së  Financave të MZ , të kompanisë “MN invest” e cila dëshiron të ndërrojë 670.000 metër katror në Bogetiq, afër Nikshiqit, me të njëjtën sipërfaqe në Valdanos.

Nga këto subjekte politike kumtuan se ndërrimi me prona nga Nikshiqi është i pa pranueshëm.

Në kumtesën e Forcës thuhet se pas fatkeqësisë nga zjarri e cila dite me pare e ka kapluar një zone te Valdanosit, për te cilën sipas te gjitha rregullave duhet te merreni me gjetjen e fajtorit dhe shqyrtimin e mundësisë për ndihme personave te cilët u dëmtuan nga ky rrezik natyrore i shkaktuar nga faktori njeri, ata menjëherë po ballafaqohen me një dukuri tjetër për te cilën sipas tyre janë tejet masë të befasuar.

“Tani është paraqitur një ndërmarrje “MN Invest” nga Nikshiqi e cila për çudi te madhe dëshiron te merret me prodhimin e ullinjve ne pronat tona te marra nga shteti ne mënyre të padrejtë. Jo zotërinj, nuk është e nevojshme qe dikush nga Nikshiqi, apo nga cilido vend tjetër i botes te merret me kultivimin e ullinjve ne tokat tona, ne ullinjtë i mbjellim dhe kultivojmë vete”, kumtuan nga Forca.

Sipas Forcës, Ministria e financave ne vend te kërkimit te mendimit nga Komuna e Ulqinit, duhet te sjelle Vendimin për kthimin e ullishtës te cilën ata si pronar do ta valorizojnë shume me mire, sepse është ne traditën e tyre qe ta mbjellin dhe përpunojnë ullirin.

“Te befasuar nga kjo kërkese e Ministrisë se financave, ne ju kemi percjellur edhe shkrese publike Kryeministrit te Malit te Zi, z. Dushko Markoviq, Nënkryetarit dhe Ministrit te Drejtësisë, z.Zoran Pazhin si dhe Ministrit te financave z. Darko Radunoviq me te cilën i kemi njoftuar se  parcelat kadastrale për te cilat kërkohet mendimi i komunës, gjenden ne kompleksin e Valdanosit dhe te njëjtat gjenden ne proces gjyqësor per kthimin e tyre pronareve te mëhershëm”, kumtuan nga Forca.

Ndërkaq edhe nga Lëvizja Qytetare URA, deklaruan se janë rreptësisht kundër shkëmbimit të tokës në mes të Komunës së Ulqinit saktësisht Qeverisë së Malit ë Zi dhe kompanisë private nga Nikshiqi “MN invest”.

Një kërkesë e tillë për ne është e papranueshme për arsyen e thjeshtë se toka është konfiskuar në mënyrë të paligjshme nga 204 familje Ulqinake dhe të gjitha konfesioneve fetare që veprojnë në Ulqin. Për të njëjtën zhvillohet procedura gjyqësore para institucioneve nacionale dhe ndërkombëtar që duhet të japin verdiktin e tyre final dhe zgjidhje meritore që toka në fjalë t’i kthehet pronarëve të mëparshëm, mësohet në një komunikatë për opinion të Lëvizjes qytetare URA.

“Ne duam që qytetarve ti tërhiqet vëmendja që Valdanosi është çështje politike, dhe se pa vullnet politik toka nuk do u kthehet pronarëve të mëparshëm. Se nuk ka vullnet politik na e ka konfirmuar disa herë Presidenti aktual i Malit të Zi Gjukanoviq, i cili kur vizitojnë komunën e Ulqinit në tetor të vitit 2016 publikisht tha se për të problemi i Valdanosit është problematikë e kryer dhe se duhet t’i jepet një kompanie private për të menaxhuar dhe përfituar. Sot, pas dy vitesh, na  bëhet e ditur se për kend paska menduar. Teza jonë se kjo qeveri nuk do të kthej ullishtën pronarëve të mëparshëm vërtetohet nga marrëveshjet e panumërta dhe anekset në mes të Forcës dhe PDS-së, të cilat janë shkelur pa asnjë përgjegjësi, sepse më të rëndësishme janë karriga dhe interesat personale se interesat e përgjithshme të komunës së Ulqinit dhe qytetarët e saj, këtë e verteton vet deklarata e Gjukanoviqit që e dha  në kabinetin e kryetarit Cungu. Prandaj, ne kërkojmë që qeverisja lokale ta kundërshtojë fuqishëm këtë kërkesë, dhe në qoftë se duhet të diskutojmë dhe në Kuvendin komunal në mënyrë që të japin përgjigje të fortë dhe të qartë për këtë devastim, i cili nuk është aspak në interes të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Qytetare URA.

SHARE