BRAJOVIQ: EVROPA E FORTË SI REZULTAT I ZGJERIMIT

0
5

Procesi i zgjerimit dhe konsolidimi i brendshëm i Bashkimit Evropian , është një proces plotësues, rezultati i të cilit mund të jetë vetëm një Evropë më e fortë,vlerësoi Kryetari i Parlamentit të MZ, Ivan Brajoviq, gjatë diskutimit me Grupin e Miqve të Parlamentit të Lituanisë me Malin e Zi.

Brajoviq, sot priti,Grupin e Miqësisë Parlamentare të Lituanisë, të udhëhequr nga Presidenti i saj, Gintaras Vaiçekauskas.

“Mali i Zi vlerëson lartë kontributin e madh që Lituania i ka dhënë anëtarësimit në NATO, të cilin e perceptojmë si suksesin më të madh të politikës së jashtme që nga rivendosja e shtetësisë”, tha Brajoviq.

Siç kumtohet nga parlamenti, duke shkëmbyer përvojat në procesin e pranimit në BE, deputetët e Lituanisë theksuan se është tejet e rëndësishme që politika e koalicionit qeverisës të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të Malit të Zi.

Thuhet se bashkëbiseduesit ranë dakord që procesi i zgjerimit dhe konsolidimi i brendshëm i BE-së janë dy procese plotësuese, rezultati i së cilës mund të jetë vetëm Evropa më e fortë.

Siç u theksua Mali i Zi dhe Lituania nxisin marrëdhënie të mira politike dhe se diplomacia parlamentare, me theks në bashkëpunimin e grupeve parlamentare të miqësisë, është një mekanizëm i shkëlqyer për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërshtetërore, thuhet në komunikatë.

SHARE