GJITHNJË E MË SHUMË AZILKËRKUES, NË MAL TË ZI

0
108

Këtë vit azil në Mal të Zi, kërkuan 458 persona, prandaj vetëm javën e kaluar 76 persona bënë aplikime për azil, deklaroi përfaqësuesi i UNHCR-së për Mbrojtjen Ligjore Aleksandar Çagjenoviq.

Ai për RTMZ, tha se në vitin 2017 numri i përgjithshëm i azilkërkuesve ishte 849. “Dotëthotë ne jemi tashmë në gjysmën e numrit nga viti i kaluar “, tha Çagjenoviq.

Megjithatë,në Mal të Zi  vetëm 25 persona fituan statusin e refugjatëve, gjegjësisht, ata vendosën të qëndronin në Mal të Zi, ndërsa pjesa tjetër vetëm kalon përmes Malit të Zi. Çagjenoviq tha se numri më i madh i azilkërkuesve ishte nga Algjeria, Maroku, Siria dhe Afganistani…

Sipas tij për disa arsyeja, është e qartë, siç është Siria, por në Algjeri situata është ndryshe”, theksoi Çagjenoviq, i cili shtoi se çdokush ka të drejtë të kërkojë azil pa marrë parasysh se nga cili vend vjen.

Ai kujtoi se, agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR dhe Kryqi i Kuq i Malit të Zi, javën e kaluar hapën në Spuzhë, Qendrën sociale,  për personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.

SHARE