FITIMI NETO I HOTELIT TURISTIK TËULQINIT , PLAZHI I MADH, PËR VITIN E KALUAR ISHTE 17 MIJË EURO

Fitimi neto i Hotelit turistik të Ulqinit , Plazhi i madh, vitin e kaluar arriti në 17.08 mijë euro dhe ishte pothuajse gjashtë herë më i lartë se në vitin 2016.

Sipas të dhënave të raportit të punës të publikuar në faqen e internetit të Berzës së Malit të Zi, të ardhurat operative të kompanisë në fund të dhjetorit ishin 318.4 mijë euro çka do të thotë se ishin 7.7 për qind më të larta se në periudhën krahasuese.

Shpenzimet operative ranë nga 21.3 për qind në 295.67 mijë euro. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet tjera personale ishin 91.2 mijë euro.

Për amortizime dhe provizione shpenzimet ishin 42.8 mijë, ndërsa për materialet shpenzimet ishin 40.8 mijë. Sa i përket shpenzimeve të tjera operative  ato arritën në vlere prej 70.2 mijë euro.

Asetet e përgjithshme të Plazhit të madh në fund të vitit të kaluar u ulën nga 1.6 për qind në 2.28 milion euro.

Fitimet e pashpërndara të kompanisë arritën në 21.8 mijë euro, ndërsa humbjet e akumuluara arriti në 58.77 mijë euro.

Për Rezervimet afatgjata dhe obligimet tjera vlera e arritur ishte 176.9 mijë euro, ndërsa për ato afat shkurte vlera ishte 111,3  mijë euro.

SHARE