NË ULQIN ËSHTË HAPUR TREGU I PARË MODERN I PESHKUT

0
33

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ, Millutin Simoviq, deklaroi se tregu i peshkut, i cili është i hapur sot në Ulqin, do të kontribuojë në krijimin e kushteve për përmirësimin e nivelit të sigurisë ushqimore në pjesën e vendosjes së produkteve të peshkimit dhe kontrollit më të mirë të tregtisë së peshkut .

Siç kumtohet nga ministria, Simoviq,  ka thënë se  projekti për ndërtimin e tregut të peshkut ishte rezultat i një partneriteti midis Qeverisë, Norvegjisë dhe vetëqeverisjes lokale, për të mirën e të gjithë peshkatarëve të Ulqinit dhe të konsumatorëve të saj.

Sipas Simoviq, tregu i peshkut është mesazh i mirë për peshkatarët, të cilëve njëkohësisht u bëri thirrje të regjistrohen, në mënyrë që të jenë në gjendje të realizojnë të gjitha përfitimet dhe përkrahjet të cilat i realizon Ministria e Bujqësisë.

Ai falënderoi Qeverinë e Norvegjisë për një numër projektesh të cilat u realizuan në Mal të Zi,  në periudhën e mëparshme, vlera e përgjithshme e të cilave, siç tha ai, tejkalon 30 milionë euro.

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Sanes Bjornstad, tha se nga përvoja e Norvegjisë, për valorizimin e potencialeve në peshkim, por edhe të turizmit,  më e rëndësishmja është qeverisja e mirë.

SHARE