MANS: QEVERIA VAZHDON ME POLITIKËN E BORXHEVE TË GJENERATAVE TË ARDHSHME

0
18

Rebalanci i paralajmëruar i buxhetit tregon se Qeveria vazhdon me politikën e borxhit të madh për të gjitha gjeneratat e ardhshme, kurse vetëm këtë vit ata do ti afrohen shumës “magjike” prej 940 milionë euro të hua marrjes,vlerësuan nga Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS).

Koordinatorja e Qendrës Kërkimore MANS, Ines Mrdoviq, ka thënë se tha se ky ishte një alarm i qartë se financat publike të MZ, po bëhen gjithnjë më të thella. Sipas saj,  me ketë rebalanc tregohet  gjithashtu se Qeveria ka rritur shumën deri në 12.8 milion euro për pagesën e borxheve të humbësve të Montenegro Airllans dhe lundrimit të Malit të Zi, për të cilat fillimisht kishin ndarë 6.4 milionë euro.

“Megjithatë, sipas të dhënave të Qendrës Kërkimore MANS, Qeveria për borxhet e vitit të kaluar këtyre dy kompanive  i pagoi rreth 15 milion euro, prandaj është e paqartë se si tani projektohet një shumë më e vogël”, tha Mrdoviq.

Përveç kësaj, siç vuri në dukje ajo, në mes të këtij viti mund të hapet çështja e pagesës së borxheve të lundrimit të Tivarit, bazuar në huanë për blerjen e anijeve.

“Kompania e Tivarit, është në një situatë financiare të paqëndrueshme, ndërsa sipas të gjitha gjasave pagesa e borxheve të saj nuk përmendet fare nga Qeveria në rebalancin e buxhetit”, tha Mrdoviq.

Ajo njoftoi se Qeveria, në shpjegimin e rebalancit të propozuar të buxhetit, i cili iu dorëzua deputetëve, nuk bëri asnjë përpjekje për të shpjeguar në detaje ndryshimet e propozuara.

SHARE