NË PLAVË-GUCI QËNDROI PËR VIZITË AMBASADORI I SHQIPËRISË NË MZ, RIDI KURTEZI, TAKON SUBJEKTET POLITIKE SHQIPTARE

0
8

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, sot vizitoi trevën e Plavë –Gucisë, ku u takua me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Plavë-Guci.

Sipas një komunikate të lëshuar nga LDSH-ja, Kurtezi, u takua me Kryetarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare-Dega Plavë Guci, Bujar Hasangjekaj dhe nënkryetarin e LDSH-së, Asdren Çelaj, me bashkëpunëtorë.

Siç thuhet kumtesë të LDSH-së, z. Kurtezin e njoftuan me kërkesat dhe problemet me të cilat përballen ç’do ditë shqiptarët në Plavë e Guci dhe më gjerë.

Sipas LDSH-së, nga Ambasadori Kurtezi morëm premtime se të gjitha kërkesat e tyre do të merren parasysh e po ashtu do të ketë takime të tilla në vazhdimësi.

Jo zyrtarisht mësojmë  se z.Kurtezi, gjithashtu u takua edhe me Kryetarin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve-Dega në Guci, Fadil Ulaj, me bashkëpunëtorë dhe  Kryetarin e Alternativës Shqiptare Dega-Plavë, Ibër Hoti me bashkëpunëtorë.

SHARE