DORËZOHET KËRKESA PËR NDËRRIMIN E TOKËS NË BOGETIQ ME ATË NË VALDANOS

0
6

Ministria e Financave të MZ, është duke shqyrtuar kërkesën e kompanisë “MN invest” e cila dëshiron të ndërrojë 670.000 metër katror në Bogetiq, afër Nikshiqit, me të njëjtën sipërfaqe në Valdanos, shkruan  gazeta “Vijesti”.

Siç thuhet, nga Ministria kërkuan mendimin e Komunës së Ulqinit i cili nuk do të jetë obligues gjatë sjelljes së vendimit, meqë toka në Valdanos është shtetërore.

Mendimi u kërkua edhe nga Komuna e Nikshiqit, nga aspekti i dokumentacionit hapësinor – planifikues.

Kompania në fjalë nga Podgorica ia dorëzoi kërkesën Ministrisë me 20 korrik të këtij vitit.

Në lidhje me këtë ish kryetari i Komunës së Ulqinit dhe lideri i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu ka deklaruar se shkresa e Ministrisë dërguar Komunës së Ulqinit për marrjen e mendimit është befasues. Cungu mendon se në të gjithë këtë duhet të ketë ndonjë gabim, raporton portali Ulqini-Online.

SHARE