GRATË DUHET TË JENË TË FORTA DHE TË QËNDRUESHME 

Gratë duhet të jenë të forta dhe të qëndrueshme në mënyrë që të dalin nga kthetrat e fuqive politike mashkullore, të cilët me vetëdije injorojnë vlerat e tyre themelore dhe e poshtërojnë dinjitetin njerëzor, u vlerësua gjatë marshit të tetë marsit të cilin e organizoi Qendra për të drejtat e grave.

Rosanda Pekoviq, aktivistja dhe koordinatorja e protestave të kompensimit të grave, deklaroi se 8 marsi është i rëndësishëm sepse shënohet në të gjithë botën dhe në këtë mënyrë tregohet shtypja ekonomike, politike, shoqërore dhe sociale e grave.

“Është një festë që u jep legjitimitet grave të luftojnë për të drejtat e tyre”, tha Pekoviq. Ajo pyeti se çfarë kanë gratë sot pas 70 vjetësh  që nga kur ato kanë të drejtën e votës.

“Ne kemi vetëm barazi të pjesshme me burra, kemi fabrika të mbyllura dhe të shkatërruara në të cilat kryesisht ishin të punësuara gratë të cilat në masë të madhe kanë mbetë pa punë dhe për këtë arsye ushtrohet më shumë dhunë ndaj grave”, tha Pekoviq.

Ajo tha se pas kësaj, gratë i kishin të hequra ndihmat për fëmijë, mosrespektimin e të drejtave të punës, vendimet gjyqësore dhe gjykimet për të drejtat e përfituara, siç është shembulli i nënave me tre ose më shumë fëmijë.

SHARE