BRAJOVIQ: SHBA DUHET TË MBETET E PRANISHME NË RAJON

Vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian , duhet të institucionalizohen dhe të forcohen ekonomikisht në mënyrë që të zhvillojnë instrumentet për parandalimin dhe mbrojtjen kundër ndikimit negativ të shteteve të veçanta që nuk ndajnë të njëjtar vlera, deklaroi Kryetari i Kuvendit të MZ Ivan Brajoviq.  Brajoviq në Washington në panelin me temë “Ballkani Perëndimor: Si të Kapërcehen barrierat në rrugën drejt BE-së”, tha se Mali i Zi, kurrë nuk kishte ndonjë dilemë se cilit sistem të vlerave i përket.

“Ne e kemi bërë të qartë mënyrën se si duam të shkojmë.I kemi përcaktuar qëllimet që synojmë – anëtarësimin në NATO dhe në BE. Ne kemi realizuar progres të dukshëm për trembëdhjetë vjet që nga rivendosja e shtetësisë”, deklaroi Brajoviq.

Ai tha se Mali i Zi, ka përparuar në negociata më së shumti nga të gjitha vendet kandidate dhe pret që Mali i Zi, të behet anëtari i parë i ardhshëm i BE-së.

SHARE