BLLAZHIQ: KËSHILLI MOS TË SHNDËRROHET NË INTERESA TË NGUSHTA PARTIAKE

0
35

Këshilli për reformën zgjedhore dhe reformat tjera Legjislative nuk duhet të shndërrohet në interesa të ngushta partiake , duke favorizuar interesat e partisë me ndryshime të zakonshme komzetike të legjislacionit zgjedhor, deklaroi  i shtuar i këtij trupit punues, Gjorgje Bllazhiq.

Ai tha se formimi i Këshillit përfaqëson një hap të nevojshëm për të hapur të gjitha çështjet e debatueshme, jo vetëm për Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, por edhe  të një numri  të ligjeve të tjera që lidhen ngushtë me segmentet e caktuara të sistemit zgjedhor.

Sipas Blazhiq, do të ishte negative për mjedisin ligjor dhe social të Malit të Zi,  që ky Këshill të shndërrohet në “interesa të ngushta partiake dhe favorizime të interesave partiake me ndryshime të zakonshme kozmetike të legjislacionit zgjedhor.

“Këtë herë duhet të hapen ndryshimet esenciale dhe jo kozmetike, dhe anëtarët e Këshillit dhe grupet punuese dhe të gjithë deputetët duhet të kuptojnë së fundmi se kjo nuk është e drejta e tyre e rezervuar, por mbi të gjitha e drejta e të gjithë qytetarëve si bartës të sovranitetit që kërkon një diskutim argumentues  më shume sesa diskutim politik, por edhe pjesëmarrje të publikut të gjerë “, tha Bllazhiq,  për agjencinë MINA.

SHARE