VUKOVIQ – DAVIJE: ROLI I OSBE-së ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR DEMOKRATIZIMIN E SHOQËRISË

0
7

Roli i misionit të OSBE-së në Mal të Zi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zbatimin e proceseve të reformave dhe demokratizimin e shoqërisë,  u theksua gjatë takimit të Kryebashkiakut  të Podgoricës, Ivan Vukoviq dhe shefes së misionit të OSBE-së, Mariz Davije.

Siç është kumtuar nga Kabineti i Podgoricës, Vukoviq theksoi se është veçanërisht e rëndësishme të forcohet kapaciteti i Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit me qëllim të implementimit të standardeve të reja kur është fjala për legjislacionin zgjedhor, si dhe për të mbështetur realizimin dhe përdorimin e të drejtave të kategorive të pambrojtura të banorëve të Podgoricës.

“Kryebashkiaku i Podgoricës  shprehu kënaqësinë për bashkëpunim me një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal, me besim se në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin sistematik të institucioneve dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të vlerave themelore evropiane”, thuhet në deklaratë të Kryeqytetit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që mbështetja e mëtejshme e ekspertëve të OSBE-së është e nevojshme në këtë rrugë, veçanërisht në fushën e forcimit të kapaciteteve administrative dhe miratimin e vlerave evropiane që promovojnë standardet më të larta të demokracisë, atë të sundimit të ligjit dhe lirisë.

SHARE