NË KËSHILLIN PARLAMENTAR, GVOZDENOVIQ KRYETAR, BULLAJIQ, ZËVËNDË

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviq, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, do të jetë Kryetari i Këshillit për reformën e Legjislacionit Zgjedhor, ndërsa zëvendës i tij, do të jetë Strahinja Bullajiq, nga radhët e Frontit Demokratik.

Në këshillë nga radhët e PDS-së, do të jenë edhe Marta Shqepanoviq, Predrag Sekulliq dhe Miodrag Vukoviq.

Kurse  Frontin Demokratik do ta përfaqësojnë Branka Boshnjak dhe Predrag Bullatoviq.

Social Demokratët në Këshillë do të përfaqësohet nga Boris Mugosha.

Ndërsa nga partitë e pakicave përfaqësues do të jenë Ervin Ibrahimoviq dhe Genci Nimanbehu.

Jo zyrtarisht mësohet se Miodrag Lekiq, do të përfaqësojnë partinë Demos dhe Partinë Popullore Socialiste.

Ndërkaq Nga Klubi i veçantë i deputetëve kumtuan se nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit për Reformën zgjedhore dhe të reformave tjera por propozuan  që vendi që u përket atyre të i lëshohet një klubi tjetër opozitar.

Kryetari i klubit të Veçantë të deputeteve, Aleksandar Damjanoviq, lidhur me këtë e informoi Këshillin Administrativ të Kuvendit se ata nuk do të përdorin të drejtën për të emëruar anëtarët e atij klubi në Këshillin për reformën zgjedhore dhe reformave tjera Legjislative.

“Duke pasur parasysh dispozitat e nenit 5 paragrafi 3 të Vendimit për formimin e Këshillit dhe disa kufizimeve të parashikuara nga ky nen, ne propozojmë që anëtari përkatës i Këshillit përballë klubit të Veçantë  të deputetëve ti lëshohet një tjetër klubi opozitar”, thuhet në shkresën e Damjanoviq, drejtuar Kryetarit të Këshillit Administrativ, Luigj Shkrela.

SHARE