KOÇEV-DARMANOVIQ: DO TË PUNOHET NË BAZËN E TË DHËNAVE PËR EMIGRACION RAJONAL

0
6

Në kuadër të Iniciativës Rajonale për emigracionin, azil dhe refugjatë, do të punohet në bazën e të dhënave për emigrantët, deklaroi drejtori i sapo emëruar i kësaj organizatë, Sashko Koçev, gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq.

“Ministri I Punëve të Jashtme të MZ,  përsëriti angazhimin e Malit të Zi për të gjitha aktivitetet e ardhshme të organizatës “MARRI” përmes inicimit të projekteve të reja dhe lidhjes me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë”, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme e MZ.

Koçev theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të MARRI me organizatat relevante ndërkombëtare që merren me çështjet e emigracionit, siç janë organizatat IOM, UNHCR, DCAF dhe FRONTEX.

SHARE