DEMOKRATËT DHE URA PARALAJMËRUAN FORMIMIN E FORUMIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE

0
7

Pas vendimit që mos të marrin pjesë në punën e Këshillit për reformën e mëtejshme të Legjislacionit zgjedhor dhe të reformave tjera, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA paralajmëruan formimin e Forumit për reformën zgjedhore.

Ata theksuan se ftesën për të marrë pjesë në punën e forumit do të ua dërgojnë organizatave joqeveritare dhe bashkësisë akademike.

“Me punë serioze dhe konkrete të përfaqësuesve të organizatave dhe grupeve të ndryshme socio-politike, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm do të dërgojmë në Kuvendin e Malit të Z,  propozimet e plota të akteve që janë në fazën e reformës gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe në anën tjetër,  që do të garantojnë ambient të ndershëm dhe të drejtë në të cilin do të mbahen  të gjitha ciklet e zgjedhjeve të ardhshme në Mal të Zi”, deklaroi  për gazetën “Vijesti”, sekretari gjeneral i Demokratëve Boris Bogdanoviq.

 

 

SHARE