NATO DHE MALI I ZI SË BASHKU NË FUSHËN E MBROJTJES KIBERNETIKE

0
27

Përfaqësuesja e përhershme e Malit të Zi në NATO, ambasadorja, Dragana Radulloviq dhe ndihmës Sekretari i  Përgjithshëm i NATO-s për sfidat e reja të sigurisë Antonio Misiroli, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi midis NATO-s dhe Malit të Zi, kumtuan nga Qeveria e MZ, në Twitter.

Ata theksuan se me këtë Memorandum rregullohet bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe NATO-s në mbrojtjen kibernetike, lehtësohet shkëmbimi i informacioneve mbi sulmet kibernetike, përmirësohet parandalimi i  incidenteve kibernetike, forcohet elasticiteti i Malit të Zi ndaj kërcënimeve kibernetike dhe lehtësohet mbështetja e autoriteteve kompetente të NATO-s në Malin e Zi, nëse për këtë do të jetë e nevojshme.

SHARE