BEÇIQ HEQË DORË NGA GARA PËR PRESIDENT

0
20

Lideri i Malit të Zi Demokratik, Alleksa Beçiq, deklaroi se nuk do të kandidohet për president të Malit të Zi.

Ai me këtë rast i bëri thirrje pjesës tjetër të opozitës të kandidojnë një person jo partiak i cili do të ketë, mbështetjen pa rezervë të Demokratëve . “Për largimin e këtij regjimi, unë jam i gatshëm të bëj gjithçka, madje edhe këtë lëvizje. Unë bëra atë që ishte deri te unë., urdhëroni kolegë,  merruni vesh dhe të bëjmë një unitet të përbashkët opozitarë në prag të zgjedhjeve presidenciale”, deklaroi Beçiq.

Ai kujton se demokratët vazhdimisht evokuan që opozita gjatë vitit 2018,  të zbatojnë parimin e vitit 2013, domethënë që kandidati i përbashkët i opozitës duhet të jetë ai lider politik i cili ka më së shumti përkrahje dhe ka shans më të madh për ti fituar zgjedhjet.  “Megjithatë, praktikisht askush nuk na ka mbështetur në përpjekjet tona, por përkundrazi, të gjitha subjektet politike kanë njoftuar se kandidati i përbashkët i opozitës duhet të jetë një personalitet jo partiak dhe se vetëm ai mund të fitojë kandidatin e PDS-së”.

Javën e kaluar, duke marrë parasysh pikëpamjet e homologëve nga  opozita , thashë se kur nuk më mbështesin ata mua, atëherë unë do t’i mbështes ata. Unë theksova se demokratët janë të gatshëm që me fuqinë  e  të gjithë infrastrukturës së partisë të qëndrojnë mbas kandidatit të pavarur jo partiak, që do ta mbështesë e gjithë opozita parlamentare”.

Beçiq theksoi se në rast se deri te një marrëveshje e tillë  nuk vihet ai është i gatshëm që përsëri tu qëndroi në dispozicion.

Ndërkaq Lëvizja Qytetare Ura, nëpërmjet nënkryetarit të saj Nedelko Rudoviq, përshëndeti vendimin e liderit të Demokratëve Alleksa Beçiq, që mos të kandidohet  në zgjedhjet presidenciale.

Kurse nga ana tjetër po në  lidhje me këtë lideri i Malit të Zi të Bashkuar,  Goran Danilloviq, ftoi Frontin Demokratik, të organizoi takimin e të gjithë partive parlamentare opozitare,  në kohën më të shkurtër të mundshme,   në mënyrë që të diskutojnë mbi kandidatin jo partiak.

SHARE