FINLANDA MBËSHTET FUQISHËM INTEGRIMIN E MALIT TË ZI NË BE

0
8

Mali i Zi ka bërë përparim të fuqishëm në procesin e integrimit evropian dhe në vazhdimësi ka mbështetjen e plotë nga Finlanda, e cila  do të marr përsipër presidencën Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, vlerësuan gjatë takimit kryeministrat e të dy vendeve, Dushko Markoviq dhe Juha Sipila.

Siç është kumtuar nga Qeveria e MZ, Sipila, gjatë takimit të punës me Markoviq, vlerësoi se Mali i Zi ka përparuar dukshëm gjatë dhjetë viteve të fundit dhe shtoi se është e qartë se puna më e mirë është bërë në rajon.

Markoviq përshëndeti qasjen e përparimit të bazuar në arritjen individuale të anëtarësimit në BE dhe shtoi se me mbështetjen e Finlandës pritet mbështetja edhe e vendeve të tjera nordike.

Sipila shprehu pikëpamjen e qeverisë së tij se Mali i Zi është i mirëpritur në Bashkimin Evropian pasiqë të arrin standardet e nevojshme.

Në këtë takim u ra dakord për të filluar bashkëpunimin midis Universitetit të Helsinkit dhe Universitetit të Malit të Zi, si dhe dhomave të tregtisë.

SHARE