IVEZAJ DHE RAMOVIQ, NËNKRYETARË TË KOMUNËS SË TUZIT, ALLIBASHIQ SEKRETARË I KUVENDIT

0
196

Sot në seancën e VIII të veçantë të Kuvendit të Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit, këshilltarët e shumicës parlamentare zgjodhën Simon Ivezaj dhe Haris Ramoviq për nënkryetarë të Komunës, ndërsa Nermin Allibashiq, për sekretarë të Kuvendit.

Për Ivezaj, Ramoviq dhe Aillbashiq, votuan 20 këshilltarë të shumicës parlamentare të përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Unioni Demokratik i Shqiptareve dhe Social Demokratët, ndërsa kundër votuan këshilltarët e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e Demokratëve.

Në fillim të seancës Ivan Ivanaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare, propozoi që në rend të ditës të vendoset edhe propozim vendimi për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në qendër të Tuzit, mirëpo ky propozim nuk gjeti përkrahjen e këshilltarëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Boshnjake dhe të Social Demokratëve të cilët votuan të përmbajtur,ndërsa pro këtij propozimi ishin 11 këshilltarë.

Propozim për plotësim të rendit të ditës paraqiti edhe Nik Gjeloshaj nga radhët e Alternativës Shqiptare, i cili kërkoi që të formohet Komisioni komunal Zgjedhor, mirëpo edhe ky propozim u hollë poshtë nga shumica parlamentare.

 

SHARE