VUKSANOVIQ: ME LISTA TË HAPURA, PËR PËRGJEGJËSI MË TË MADHE

Deputetja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviq, deklaroi se duke futur listat e hapura në legjislacionin zgjedhor, korrupsioni politik do të zvogëlohej, qytetarët do të merrnin një imazh ndryshe për zgjedhjet në Mal të Zi, kurse lidhjet e tyre me përfaqësuesit e zgjedhur në parlamentin shtetëror apo atë lokal do të forcoheshin.

Ajo rikujtoi se që kur filloi të merret me politikë, është angazhuar për futjen e listave të hapura në legjislacionin zgjedhor, sepse kjo, siç mendon ajo, do ta forconte demokracinë në procesin zgjedhor dhe do të forconte lidhjet midis qytetarëve dhe deputetëve të zgjedhur ose këshilltarëve “, si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel lokal”.

“Kështu që unë jam plotësisht për futjen e sistemit të listave të hapura në legjislacionin zgjedhor. Meqenëse presim miratimin e ligjeve të reja zgjedhore në përputhje me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian, besoj se do të ketë vende në legjislacionin zgjedhor dhe për zgjidhje të tilla. Më parë, duhet të ndëgjohen të gjitha sygjerimet dhe shembujt e mundshëm dhe në bazë të tyre të sjellet zgjidhja më e mirë”, dekalroi Vuksanoviq.

Sipas saj, përparësia e sistemit zgjedhor me lista të hapura është e lartë, sepse, siç tha ajo, do të kishte deputetë dhe këshilltarë që do të punonin më shumë në interes të qytetarëve sesa në interes të partive politike.

“Në këtë mënyrë dotë zvogëlohej ndikimi autoritar i liderëve të partive në vetë parti, e që ata, përmes listës zgjedhore tashmë të propozuar, imponojnë, ndoshta disa zgjidhje, të cilat nuk janë të pranueshme për qytetarët. Nga ana tjetër, do të kishim rritjen e përgjegjësisë së deputetëve dhe këshilltarëve, të cilët do të zgjidheshin drejtpërdrejt nga qytetarët sipas emrit dhe mbiemrit të tyre”, tha Vuksanoviq.

SHARE