KARPENTER MALIT TË ZI: SIGURINË E  FITUAT, TANI PUNONI PËR SUNDIMIN E LIGJIT

Fakti që avionët e NATO-s po patrullojnë nga dje në qiellin e Malit të Zi, sipas Karpenterit, është rezultat i prekshëm i anëtarësimit në Aleancë.

“Unë mendoj se ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm. Është një shenjë e prekshme që aleatët e tjerë kontribuojnë për sigurinë e Malit të Zi dhe se nuk është fjala vetëm për një rrugë të vetme, domethënë kërkesat që Mali i Zi mund t’i ofrojë Aleancës, e cila ishte çështja kryesore gjatë procesit të pranimit.

Tani, kur Mali i Zi është anëtare, është mirë të shihet se aleatët e tjerë kontribuojnë në sigurinë e Ballkanit “, theksoi Karpenter.

Me anëtarësimin në NATO dhe  mbrojtjen kolektive, malazezët, siç thotë ish zyrtari i Pentagonit, mund të ndihen të sigurt.

“Tani ata duhet të punojnë për çështjet e brendshme, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, i cili do të ndihmojë Malin e Zi të forcojë sigurinë kombëtare dhe të jetë ajo që është, një shembull i shkëlqyer i demokracisë multietnike që funksionon mirë në zemër të Ballkanit”, përfundoi Karpenter.

SHARE